“Pres një lojtar si Kallaku”, Martini: Shtyrja e kampionatit nuk na bën mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 23:31

“Pres një lojtar si Kallaku”, Martini: Shtyrja e kampionatit nuk na bën mirë

Edi Martini nuk i kushton r
ndësi rezultatit të miqësores së djeshme, por mbetet i kënaqur nga reagimi i ekipit. Trajneri i Teutës më tepër është i shqetësuar për shkak të disa dëmtimeve. “Ky takim na vlejti shumë, sepse jemi vetëm një javë para ndeshjes me Granadën. Kemi katër lojtarë të dëmtuar si Frashëri, Todorovski, Hebaj dhe Gruda. Jam i kënaqur me atë që shprehën lojtarët. U ndëshkuam nga një goditje standarde, por edhe ne patëm rastet tona.
Edi Martini teuta
Largimi i Kallakut na ka prishur punë, por pres që të marrim një lojtar në atë rol. Megjithatë, nuk është e lehtë për të gjetur lojtarin e duhur”, theksoi Martini, ndërsa komentoi edhe shtyrjen e kampionatit: “Kjo nuk është në të mirë të skuadrës sonë. Nuk është në favor të lojtarëve”.

Në fund shkodrani foli edhe për sfidën me spanjollët më 17 shtator. “Është vetëm një ndeshje. Po e studioj Granadën dhe mendoj se e njoh. Është skuadër shumë e mirë, por nisur nga besimi që kemi, nuk duhet që të heqim dorë nga kërkimi i kualifikimit. Shanset janë të pakta, por këta djem kanë treguar karakter dhe nuk do të ishte ndonjë çudi nëse kalojmë më tej”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"