“Pres një Bylis agresiv nesër”, Egbo: Ja çfarë u thashë lojtarëve në pushim të ndeshjes me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 16:41

“Pres një Bylis agresiv nesër”, Egbo: Ja çfarë u thashë lojtarëve në pushim të ndeshjes me Skënderbeun

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo vlerësoi maksimalisht Bylisin, rivalin në Kupën e Shqipërisë.
Emanuel Egbo
Përpara mediave, tekniku nigerian shtoi se pret që ballshiotët të shfaqen agresivë dhe të karikuar ndaj bardhebluve.

Në lidhje me formacionin për takimin e nesërm, Egbo shtoi se mund të jetë titullar çdo futbollist i Tiranës.

Për sa i përket kampionatit, Egbo bëri me dije se do të mendojë për Kukësin, rivalin direkt për titull pas ndeshjes së nesërme me Bylisin.

Ndërkohë për ndeshjen e fundit në kampionat me Skënderbeun, trajneri i 24-herë kampionëve rrëfeu se u kishte shprehur lojtarëvë në pushimin e ndeshjes se ata do ta përmbysnin takimin.

VLLAZNIA BYLIS1

“Ndeshja me Bylisin – Normalisht është një ndeshje e vështirë. Edhe ne, edhe ata e dëshirojmë këtë finale. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim. Bylisi është skuadër që u ka hapur probleme shumë skuadrave në kampionat. Kanë kontingjent që japin maksimumin në fushë.

Bylis ndryshe nga kampionati – Është ndeshje kupe. Në kampionat është ndryshe. Ndeshja e parë Kupës luhet në shtëpinë e tyre, pres që Bylisi të shfaqet agresiv në lojë dhe të jetë i karikuar maksimalisht për ndeshjen e nesërme.

Formacioni anti-Bylis– Nuk e di, ndoshta dhe ata të 11-ë të parët mund të fillojnë. Në shumë takime, kanë luajtur një numër i caktuar lojtarësh. Nuk do të thotë që lojtarët që kanë marrë pak minuta të mos jenë titullarë. Çdo lojtar që është pjesë e këtij ekipi duhet të jetë i gatshëm për çdo moment.

Skenderbeu festa e golit

Skënderbeu – Nuk ishim në formën e duhur dhe të karikuar në pjesën e parë. Në dhomat e zhveshjes u thashë lojtarëve: ‘Çuna, jam i bindur që ju mund ta ktheni rezultatin’.

Goli i Kukesit ndaj Bylisit logo

Sigurimi titullit ndaj Kukësit ose Partizanit – Nuk e di, nesër kemi ndeshje me Bylisin. Pas kësaj ndeshjeje do të mendojmë për Kukësin”, përfundoi Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"