“Pres Idrizin për të ardhmen”, Troisi kërkon të surprizojë Bylisin: Flamurtari merr pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 10:23

“Pres Idrizin për të ardhmen”, Troisi kërkon të surprizojë Bylisin: Flamurtari merr pikë

Marcelo Troisi kërkon pikë dhe lojë të bukur në ndeshjen me Bylisin. Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri brazilian i Flamurtarit komentoi edhe penalltinë dhe kartonin e kuq të Oliveirës ndaj Laçit. Ai shpreson të qëndrojë në Vlorë, por pret të takojë Idrizin.troisi

Troisi, çfarë prisni nga takimi me Bylisin?

Bylisi është një skuadër e fortë, që po bën shumë mirë. Natyrisht që do të jetë një takim i vështirë për shkak se kundërshtari ka cilësi. Flamurtari do të futet në fushë vetëm për rezultat pozitiv. Luajmë në shtëpinë tonë dhe na kënaq pika. Nuk ka rëndësi një apo tri pikë.

Ka diçka që ju shqetëson para kësaj ndeshjeje?

Nuk do të kem në dispozicion disa lojtarë titullarë, për shkak të dëmtimeve. Por unë kam besim te lojtarët e rinj që do të aktivizoj.

Flasim pak për ndeshjen e kaluar me Laçin. Tani që kanë kaluar disa ditë, vijoni të mendoni se ajo penallti nuk qëndronte?

Ju i keni parë vetë vendimet dhe qëndrimet e gjyqtarëve ndaj nesh. Mendoj se në ndeshjen me Laçin ai rast që u dha penallti ishte një aksion plotësisht në pozicion të parregullt. Nuk kundërshtova, pasi për kryesorin ishte e vështirë, sepse këtu nuk ka sistem VAR. Shpresoj që të vendoset sezonin e ardhshëm për të evituar të tilla gabime.troisi

Si e cilësoni veprimin e Oliveras, që ju la me 10 lojtarë?

Kartoni i kuq ishte i drejtë. Ishte një veprim aspak profesionist. Oliveira është lojtar shumë i mirë, por me veprimin e pamatur i dha fund sezonit dhe për këtë më vjen shumë keq.

Trajneri Cungu ka deklaruar se Flamurtari u kujtua të luajë pas 700 javësh. Keni një koment?

E respektoj opinionin e trajnerit Cungu, por nuk dua të bëj asnjë koment rreth deklaratës së tij. Më intereson vetëm skuadra ime.

Keni menduar për të ardhmen, do të qëndroni te Flamurtari?

Do të ulem me presidentin Idrizi për të diskutuar. Nëse gjejmë dakordësinë, patjetër që do të qëndroj këtu.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"