“Pres fitore në debutim me Dinamon”, trajneri Moriero: Thuajse e kishim mbyllur marrëveshjen me Plakun, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 11:21

“Pres fitore në debutim me Dinamon”, trajneri Moriero: Thuajse e kishim mbyllur marrëveshjen me Plakun, por…

Françesko Moriero pret fitore në debutim. Shtyrja i ka ardhur për shtat trajnerit të Dinamos, i emëruar vetëm në nisje të janarit. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport” ai sqaron se nuk ka pengje nga merkatoja, ndërsa ndihet tejet i kënaqur me ndihmësin e tij, Fabricio Mikolin.

moriero

Debutoni të dielën në krye të pankinës së Dinamos, çfarë prisni nga ndeshja e parë?

Sikurse të gjithë trajnerët, pres që ekipi të fitojë, të jetë i përqendruar maksimalisht në fushë e të luftojë për çdo top.

Shtyrja e kampionatit me tri javë, ju ndihmoi që të njihni ekipin dhe jepni idetë tuaja?

Po. Kjo më ndihmoi shumë, sepse në këtë periudhë pushimi munda të njoh plotësisht çdo lojtar dhe të integrohem në grup.

Janë bërë 5 afrime të reja, jeni i kënaqur?

Janari nuk ofron shumë, por jam i kënaqur me skuadrën.

Ju ka mbetur ndonjë peng nga merkatoja?

Pengje nuk kam. Tentuam një sulmues, konkretisht Sebino Plakun. Thuajse ishte çdo gjë ishte e mbyllur, por në fund shkoi te Teuta.

Muaji i parë në kryeqytetin shqiptar, çfarë ju ka bërë përshtypje?

Për Tiranën kam përshtypje shumë të mira. Njerëzit janë shumë dashamirës e mikpritës. Natyrisht që vendi ka nevojë për infrastrukturë pak më të mirë në aspektin sportiv, por deri tani çdo gjë po shkon shumë mirë.

Si është të punosh me Mikolin?

Mikoli është miku im. Ka qenë një futbollist i madh dhe e dua për karakterin dhe profesionalizmin që ka. Kënaqësi të punosh me të.

Sa e njihni kundërshtarin e radhës dhe a duhet marrë lehtë, meqenëse janë të fundit në renditje?

Çdo ndeshje ka historinë e vet dhe ato luhen 11 kundër 11. Ne gjithmonë duhet ta respektojmë kundërshtarin dhe të tregojmë se jemi të pjekur për të vazhduar udhëtimin tonë. Në futboll duhet të jesh i përulur, por kjo nuk do të thotë që të kesh frikë.

Ngjitja mund të quhet një mision i realizueshëm?

Le t’i marrim javët me radhë dhe të gjithë së bashku do të japim maksimumin për ta çuar Dinamon në Superiore.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"