“Pres edhe dy goditje në merkato”, Canaj analizon lojtarët: Canka na jep qetësi në sulm, por mungon… Hugo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 19:00

“Pres edhe dy goditje në merkato”, Canaj analizon lojtarët: Canka na jep qetësi në sulm, por mungon… Hugo

Lushnja nuk i ka mbyllur llogaritë me merkaton. Janë afruar lojtarë si Mikel Canka, Mikel Kaloshi, Endrien Magani, Xhulian Reçi, Florian Daci dhe Igli Moqi, megjithatë Agim Canaj pret ende. Edhe pse nuk saktëson role dhe aq më pak emra, trajneri e thotë “troç” se kërkon edhe dy afrime.

AGIM CANAJ

“Kampionati fillon për dy ditë dhe po punojmë për kolaudimin e grupit ekzistues. Vështirësi ka, pasi gjërat nuk mund të bëhen me sustë. Por, jam i kënaqur me grintën dhe përkushtimin që po tregojnë futbollistët. E nisim vitin me Maliqin dhe jemi përgatitur në të gjitha frontet. Shpresojmë që t’ia dalim me sukses. Gara është e gjatë, ndaj duhet t’i marrim me radhë ndeshjet. Ky është futbolli, ka dhe takime që është e pamundur. Por shpresojmë shumë që djemtë t’i kemi 100% në ndeshjen e parë”, deklaroi fillimisht tekniku për “Panorama Sport”.

LUSHNJA AGIM CANAJ

Agim Canaj do të drejtojë pas 18 vjetësh verdhejeshilët dhe ai e ka të qartë se gjërat kanë ndryshuar. “Në atë kohë kishim cilësi në sulm, në mesfushë, në mbrojtje. Tani luajmë në një kategori më poshtë dhe dihet ecuria e Lushnjës. Ne po mundohemi shumë.

Ka ardhur Canka në sulm dhe na jep qetësi, por ama mungon Hugo. Po mundohemi të gjejmë zgjidhje. Po përpiqemi të bëjmë dy goditje në merkato, që do të na shërbenin shumë. Për momentin nuk mund të them emra, por është shumë e rëndësishme, që ata të jenë pjesa jona. Shpresojmë shumë që me këtë grup të orientohemi drejt asaj që kërkojmë”, përfundoi Canaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"