Premtimi i Osmanit: Premion time e ndaj me tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 17:09

Premtimi i Osmanit: Premion time e ndaj me tifozët

Tefik Osmani nuk del dot nga natyra. Veç batutave, mbrojtësi dje ka shpalosur një anë tjetër të tijën. Ai ka bërë një premtim publik, duke dëshmuar se është edhe bamirës. Duke parë barazimin shpresëdhënës të marrë në Zagreb dhe ndeshjen e kthimit mjaft të vështirë të së enjtes në “Elbasan Arena”, korçari ka kërkuar mbështetjen e tifozëve, kundrejt një shpërblimi që nuk është parë asnjëherë në botën e futbollit.

Osmani

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka bërë me dije se: “Në rast kualifikimi ndaj Dinamo Zagreb, premion time do ta ndaj me tifozët”. Një gjë e tillë nuk ishte dëgjuar asnjëherë më parë, ndërsa Osmani është i bindur për ta çuar në fund premtimin e tij.

Ai shpjegon se premioja që do të merret në rast kalimi të Dinamos nga i gjithë ekipi është 200 mijë euro, ndërsa pjesën e tij, që i takon futbollistit, ai është gati ta ndajë me të gjithë tifozët. Kjo ka sjellë batuta dhe humor edhe nga shokët e Osmanit, të cilët kanë reaguar me komente, ndërsa nuk kanë munguar edhe ngacmimet drejtuar mbrojtësit, që duket i vendosur ta çojë në fund premtimin e tij.

Osmani ne stol

Tashmë që fjalën e dha, pritet vetëm kualifikimi i Skënderbeut, që të shohim formën si Osmani do t’i ndajë paratë. Interesante është për t’u mësuar edhe sa do të jetë shuma që do të marrë një person, pasi deri më tani dihet që janë vetën 200 mijë euro për të gjithë ekipin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"