Premtimi i Nejmar, ja kujt do t’i dorëzojë numrin 10 te Brazili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 21:41

Premtimi i Nejmar, ja kujt do t’i dorëzojë numrin 10 te Brazili

Fanella me numrin 10 ka qenë gjithmonë e shenjtë në radhët e Brazilit. Yjet më të mëdhenj kanë mbajtur këtë fanëllë në “seleçao” dhe thuajse në çdo brez ka pasur një lojtar të denjë për këtë numër që ka udhëhequr ekipin në kompeticionet e rëndësishme.

677C968E-0946-42DE-994C-01CD5B13A34F-758x379

Me Nejmar i cili mendohet se mund të largohet nga përfaqësuesja shumë shpejt, ndoshta që pas Botërorit 2022, ka nisur kërkimi i një numri 10 të ri. Por duket se vetë ylli i PSG-së ka zgjedhur pasardhësin e tij. Ka qenë sulmuesi i Real Madrid, Rodrigo, ai që ka zbuluar zgjedhjen që shumëkush mendonte se do të binte mbi Vinicius Zhunior.

“Kur të largohem nga kombëtarja, fanella me numrin 10 është e jotja”, janë fjalët që Rodrigo shpjegoi se ia kishte thënë Nejmar në grumbullimin e fundit bashkë në përfaqësuese. Tanimë mbetet të shihet nëse 21-vjeçari do të përmbushë pritshmërinë dhe të jetë në lartësinë e duhur për të merituar numrin legjendar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"