Premtimi i brazilianit Kaina Nunjes: Markohem gjithnjë nga dy mbrojtës, por i bëj… 20 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 13:07

Premtimi i brazilianit Kaina Nunjes: Markohem gjithnjë nga dy mbrojtës, por i bëj… 20 gola

Kaina Nunjes është “ylli” i ri i Besës dhe mund të quhet pa dyshim blerja më e qëlluar e këtij sezoni. Ishte totalisht i panjohur kur erdhi nga Portugalia, por shumë shpejt bindi presidentin dhe stafin.

Nunjes

Shënon sa herë i vjen topi në këmbë dhe kjo i jep të drejtën që të lakmojë edhe një trofe personal, ndonëse prioritet ka ngjitjen. Për “Panorama Sport” braziliani zbulon se ka pasur oferta nga elita dhe premton se do të shkojë në kuotën e 20 golave.

E prisnit të ishit kryegolashënuesi i Grupit B?

Duke lënë jashtë modestinë, e prisja. Luaj për një ekip pretendent dhe mbi të gjitha ky grup ta krijon komoditetin të dalësh disa herë para porte. Sa për 5 golat, nuk jam i kënaqur.

Mund të kisha bërë më shumë. Atëherë përse nuk keni i keni bërë?

Përshtatja ka bërë të veten. Pastaj, jam markuar fort dhe gjithmonë nga 2 lojtarë kundërshtarë. Shumë herë edhe ashpër, kur edhe më kanë dëmtuar. Gjithsesi, unë do të vijoj të shënoj dhe shpresoj ta mbaj fjalën duke bërë 20 gola.

Skuka dhe Da Silva kanë shënuar sa ju, kë shihni si rival?

Nuk i njoh, pasi nuk i kam në grup. “Këpuca e Artë” nuk varet vetëm nga sulmuesit. Rivalë? Kuptohet se janë ata të Egnatias e Lushnjës apo edhe të Tomorit. Por, fati mund t’i buzëqeshë ndoshta dikujt tjetër. Vetëm se do të doja me gola të merituar dhe jo të dhuruar. Unë i refuzoj këta gola, pasi janë thjesht si të hash me lugë bosh. Shijoj vetëm golat e vërtetë, ata që vijnë nga talenti dhe sakrifica.

Na tregoni të vërtetën, keni marrë oferta gjatë merkatos?

Dua të saktësoj se kontrata ime me Besën është 1 vit dhe me të drejtë rinovimi edhe një tjetër. Por, kam pasur dy oferta nga ekipe të Kategorisë Superiore dhe Kosova. Këto oferta kanë ardhur nga menaxherët, që ia kanë komunikuar Da Silvën që lunte te ne gjatë fazës së parë. Ai komunikon anglisht, ndërsa unë vetëm portugalisht (qesh). Gjithsesi, po mësoj shqip dita-ditës. Duke i falënderuar, u jam përgjigjur shkurt e prerë se do të respektoj deri në fund të sezonit kontratën me presidentin Bizhdili.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"