Premiot për fitoren, konkurrenca me Harizajn e bisedat me Shkëmbin, heroi Bakaj tregon të gjitha “sekretet” e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 16:32


Premiot për fitoren, konkurrenca me Harizajn e bisedat me Shkëmbin, heroi Bakaj tregon të gjitha “sekretet” e Dinamos

Portieri i Dinamos, Edvan Bakaj ishte heroi i bluve në fitoren ndaj Kastrioti, duke evituar tre herë golin e barazimit të krutanëve në fundin e takimit. Në prononcimin për SuperSport pas ndeshjes, Bakaj u shpreh:

edvan bakaj

”Unë stërvitem çdo ditë me seriozitet, kam pritur momentin tim dhe jam i lumtur që po jap mirë për skuadrën. Do të doja të isha me Ibraimin këtu pasi portieri shmang golin të jep barazimin, ndërsa kapiteni na dha 3 pikët.

Rikthimi i Harizajt: Bashkë me Harizajn stërvitemi çdo ditë dhe kush të jetë në formë do të japë maksimumin, e rëndësishme është Dinamo, ekipi dhe jo individi.

Në fakt, ndihem i lumtur personalisht, por me ekipin nuk jam i lumtur, por kur del portieri lojtari i ndeshjes diçka nuk shkon. Kam fol dhe me kapitenin dhe diçka nuk shkon në lojën e skuadrës. Kemi mundësi për më shumë, është fanellë e rëndë, përveç djersës duhet të derdhim dhe gjak në fushë.

Në fillim kur është bërë ekipi, kam pasur bisedë me Shkëmbin dhe më tha ti do të jesh portieri, dhe më tha që do vijë Harizaj ta ndihmojmë se është i ri, dhe i thashë ‘’ok por un do të luftoj për vend titullari’’ dhe kështu kam bërë që në ditën e parë. Secili ka rolin e vet, duhet të bëjmë maksimumin në rolin tonë. Kur shkon skuadra para, ne pjesa mbrapa jemi të çliruar.

11 metërshi: Nuk mendova gjë, por i thashë Maliqit u mësuat keq që pres penallti dhe i shkaktoni.

Pritshmëritë: Dinamo është skuadër me fanellë të rëndë, por problemi i ekipi është se kemi 9 vite në Kategoritë poshtë dhe duhet të kemi më shumë durim. E di që është e vështirë, kemi vetëm 3-4 muaj me njëri-tjetrin, fanella është e rëndë, dhe prandaj kërkohet rezultat direkt, 8 pikë nuk janë larg nga vendi i parë.

Premio: Kemi folur me çunat dhe me ekipet që kemi poshtë vetes nuk ka premio, ndërsa me ata që kemi sipër ka premio. Këtë fitore ja dedikoj tifozëve të skuadrës dhe presidentit”, u shpreh Bakaj.

PANORAMASPORT.AL