Premiot e Realit, 600 mijë euro për secilin dhe një orë Roleks dhuratë… për Champions-in e 13-të

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 5, 2018 | 22:21

Premiot e Realit, 600 mijë euro për secilin dhe një orë Roleks dhuratë… për Champions-in e 13-të

Finalja e tretë e Ligës së Kampioneve në tri vitet e fundit për Realin e Madridit… Presidenti Florentino Perez di mirë sesi t’i shpërbleje dhe si t’i përkëdhelë futbollistët e tij, sepse arritje të tilla nuk i ka vendosur askush, që kur kompeticioni vendosi të ndryshojë emrin nga Kupa te Liga e Kampioneve.

22265

Pa dyshim, që skuadra më e titulluar e këtij evenimenti meriton që gjithashtu edhe të shpërblehet mirë, madje më mirë sesa shumë kush mund të mendojë, sepse shifrat që janë vënë në tavolinë nga ana e “bosit” të klubit kryeqytetas janë vërtet të çmendura. Ajo që i zbulon detajet e bonuseve që pritet të marrin Kristiano Ronaldo me shokë është e përditshmja “Marca”, burim i mirinformuar mbi lëvizjet në kampin e Realit.

Në rast të një fitoreje në Kiev, kundër Liverpuli, presidenti Florentino Perez ka zyrtarizuar se do të derdhë në llogarinë e secilit prej futbollistëve të Realit të Madridit, duke nisur nga adoleshenti Hakimi te Ronaldo, bukurinë e 600 mijë eurove për secilin. Pa dyshim që ky çek madhështor vlen si një motivim ekstra.

Gjithsesi, duke njohur historinë e viteve të kaluara, ndoshta si shpërblim nuk do të vijë vetëm shuma e parave, sepse presidenti Perez ka zakon që përveç çeqeve të bëjë edhe nga një dhuratë materiale futbollistëve të tij.

Sezonin e kaluar, pasi ata fituan Champions-in e 12-të në histori, secili prej lojtarëve të Realit mori si dhuratë (përveç parave) edhe një “Rolex Submariner Date”, një orë prej 24 mijë eurosh secila, ndonëse duke parë faktin që për të vlerësuar të gjithë stafin shërbenin 30 ekzemplarë, ky brend vendosi që t’i bëjë një ulje jo të vogël.

Kompania “Rolex” e vlerësuar çdo orë me vlerën 14 mijë euro, që të gjitha të personalizuara me emrin e lojtarit dhe nën të shkruhej “Duodecima”, e përkthyer e 12-ta, që korrespondon me Champions-in e 12-të nga ana e Realit të Madridit.

Përgatiti: JETON STAMOLLA






www.minuta90.com