Premio për 9 pikët, Arbëri: Kryebashkiaku na hapi sfidë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 10:06

Premio për 9 pikët, Arbëri: Kryebashkiaku na hapi sfidë

Kryebashkiaku “zbarkon” në fushë. Ervin Demo është munduar që të motivojë Tomorin para transfertës me Korabin.

Arberi

Pasi ka përgëzuar grupin për tri fitoret e fundit, ka akorduar edhe një premio. Si për të shtuar dozën e entuziazmit, ai ka paralajmëruar se shpërblimi do të dyfishohet nëse do të ketë vazhdimësi në javën e fundit të 2022-shit. Klodian Arbëri mendon se ky stimul mund të ndikojë pozitivisht sot në fushë.

Për “Panorama Sport”, trajneri thotë: “Vizita e presidentit ndikoi pozitivisht tek ekipi dhe sidomos para një transfertë delikate si kjo me Korabin. Vendosja e premios pas tri fitoreve radhazi është plotësisht e merituar dhe shpërblim i punës së bërë. Nesër (sot) luajmë me Korabin, një kundërshtar që ka dy sezone që pretendon ngjitjen. Plus, drejtohen nga një profesionist si Shpendi Kumbarçe. Ne kemi përpara këtij takimi, edhe një ‘sfidë’ që na bëri kryebashkiaku ynë për dyfishimin e shpërblimit. Të gjithë e duam, megjithëse parashikoj një ndeshje të hapur”.

Kjo përballje vjen në momentin më të mirë për Tomorin. Duke pasur parasysh distancën e largët që do t’u duhet të udhëtojnë një ditë përpara ndeshjes, stafi teknik ka lënë pushim ekipin të martën paradite dhe në mesdrekë janë nisur drejt qytetit verior.

Pritet që të ketë ndryshime në formacion dhe vendosje. Pas mungesës së Muçës, edhe disa futbollistë të tjerë kanë probleme muskulore.

Lajm i mirë është rikthimi i kapitenit Ervis Çaço, i cili ka ezaurimin prej kartonëve. Sulmuesi Evaristo Gonzales mendon se edhe një pikë nuk do të ishte keq. Për gazetën, kolumbiani shprehet: “Do të bëjmë lojën tonë, por shpresojmë që të luajmë në kushte dhe gjykim normal. Nëse ndodh kështu marrim pikë dhe mendoj se edhe një barazim nuk do të ishte keq”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"