Premio 100 mijë euro, Daja: Di si thyhet Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 9:15

Premio 100 mijë euro, Daja: Di si thyhet Kukësi

Premio 100 mijë euro për fitoren në Kukës. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka menduar të motivoj me një shpërblim ekstra lojtarët bardhekuq. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta pranë drejtuesve, se sot Takaj do t’u komunikoj lojtarëve shifrën që ka vendosur në rast fitoreje me Kukësin.

Takaj-Gjici topi i arte

Ndërkohë, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, dje në një intervistë për “Panorama Sport” ka theksuar se për ekipin e tij ndeshja e sotme ka rëndësi të veçantë dhe duhet fituar.

daja

Profesor, sot në Kukës luhet ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Ç’mund të na thoni për këtë përballje?

Pa dyshim që jam shumë dakord me ju kur thoni se kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit si për ne, edhe për kundërshtarin. Ne e kemi vlerësuar mjaft këtë takim dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën në fushë. Kemi përballë një ekip që ka bërë një kampionat mjaft të mirë dhe nuk e njeh humbjen në këtë sezon, çka do të tregojë më shumë për forcën e këtij ekipi. Kanë faktorin fushë, që është më e vogël se ambientet e tjera sportive, por e licencuar nga FSHF, e cila kërkon një tjetër ritëm loje.

skenderbeu

Si e gjen Skënderbeun kjo ndeshje?

Mund të them që ne jemi në formë, kemi nëntë fitore radhazi, dy në Kupë dhe shtatë në kampionat dhe gjendja psikologjike është mjaft e mirë. Na është rikthyer Salihi që me shumë mundësi do të jetë gati për këtë takim dhe përveç dëmtimeve të Lilajt, Malajt dhe Abazit, që kanë munguar gjatë, nuk kemi probleme të tjera. Kjo sigurisht do të jetë diçka pozitive për ne.

Për të kaluar sërish te kundërshtari. Kukësi nuk ka asnjë humbje. Është vërtet kaq e vështirë ta mundësh?

Nuk besoj se është i pamposhtur. Ka bërë një sezon të mirë dhe normalisht që kjo është pozitive për ta. Unë kam vetëm një precedent me Kukësin në drejtimin e Skënderbeut dhe mund të them se kemi qenë pranë fitores, por jemi ndëshkuar në fund. Personalisht, sikundër e thashë, që është një meritë që janë pa humbje, unë mendoj se është më mirë një fitore një humbje sesa dy barazime.

Kukesi-Skenderbeu

Fusha e Kukësit është më e vogël dhe sintetike, si do të ndikojë kjo tek ekipi juaj?

Po, është e vërtetë, fusha nuk është e madhësisë standarde si në stadiumet e tjera, por është e licencuar nga FSHF. Për këtë mund të them se nuk dua që ta përdorim si alibi çështjen e fushës. Normal që kërkon më shumë impenjim dhe tjetër interpretim të lojës, pasi hapësirat e lira janë më pak dhe duhen shfrytëzuar maksimalisht. Por ne kemi bërë përgatitjet tona, të cilat preferoj ta mbaj sekret për të mos i dhënë shumë informacion kundërshtarit.

Nën drejtimin e Tiranës, e keni mundur Kukësin në fushën e vet. Mendoni se mund t’ia dilni sërish?

Është e vërtetë, por duhet të them se në një moment kur një ekip fiton apo edhe humb, merita dhe përgjegjësia është e stafit teknik dhe lojtarëve, e ndarë në mënyrë proporcionale. Ne tashmë duhet të shohim rrugën tonë pasi jemi në 180 minutat e fundit të sezonit dhe gjithçka që bëjmë duhet ta bëjmë me përgjegjësi.

Daja 1

Kjo do të thotë se Skënderbeu do të shkojë për 3 pikë në Kukës si rezultati i vetëm?

Është një ndeshje ku përballet vendi i parë me vendin e dytë. Duke qenë se ne jemi kampionët në fuqi, do të kërkojmë që të përmbysim renditjen dhe të jemi ne që kryesojmë kampionatin në javën e fundit. Natyrisht që fitorja do të na shkonte më shumë për shtat dhe është ky rezultati që do të kërkojmë të marrim, por pa kaluar në aventurë. E rëndësishme është që të ruajmë balancat si në sulm, edhe në mbrojtje për të mos rrezikuar shumë.

Barazimin nuk e shihni si alternativë?

Jo, nuk e thashë këtë. Duke qenë se ka edhe një 90- minutësh të fundit ku të dy ekipet kanë ndeshje delikate, mund të them se edhe barazimi do të ishte një rezultat i pranueshëm, por për të qenë i sinqertë, më shumë më intereson fitorja, pasi dua që të komandojmë ne në javën e fundit.

FSHF nuk e ka pranuar kërkesën tuaj për arbitra të huaj, ju ka ardhur keq nga ky vendim dhe a mund ta menaxhojnë si duhet sfidën arbitrat shqiptarë?

Për të qenë i sinqertë në maksimum, pas ndeshjes me Tiranën kur kërkova dhe unë arbitra të huaj, e kam thënë qartë se edhe arbitrat shqiptarë e kanë potencialin për të drejtuar këtë takim ashtu si duhet, por një arbitër i huaj do të ishte më i përshtatshëm, pasi nuk do të vihej në presion aspak për ndeshjen qoftë nga tifozët apo edhe nga protestat e lojtarëve.

jug partizani kukesi

Megjithatë mendoj se të dy klubet do të sillen mjaft korrekte dhe do të qetësojnë gjithçka për këtë takim, nga ana tjetër duke qenë se është një kryendeshje edhe forcat e policisë do të jenë më të shumta në numër duke garantuar qetësi edhe për arbitrin që do të zgjidhet. Personalisht, nuk interesohem shumë për arbitrat dhe jam i fundit që e marr vesh se kush është caktuar.

Gjithçka na komunikohet një orë para ndeshjes, pasi edhe klubit nuk i intereson kjo gjë. Fakti që kundërshtarit tuaj iu pranua kjo gjë dy javë më parë dhe Skënderbeut jo, ju ka lënë një shije të hidhur?

Shikoni, nuk doja të merresha aspak me këtë temë. Nëse e keni fjalën e standardit të përdorur, normalisht që e shoh disi jo korrekte që dy javë më parë u pranua arbitër i huaj dhe tani jo. Mund të them gjithashtu se nuk e di se për çfarë arsye FSHF nuk e ka pranuar kërkesën e klubit tonë.

Gjithsesi, e përsëris, nëse gjithçka do të jetë korrekte nga të dy ekipet, duke mos rritur presionin, ndeshja mund të gjykohet normalisht edhe nga një arbitër shqiptar

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"