PREMIER LIGË/ Hap fals i Çelsit, barazon në transfertë dhe sheh me “dylbi” kreun (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 23:14

PREMIER LIGË/ Hap fals i Çelsit, barazon në transfertë dhe sheh me “dylbi” kreun (VIDEO)

Çelsi ka marrë një barazim zhgënjyes në rrugën për titullin kampion në Premier Ligë. “Blutë e Londrës” barazuan 1-1 në fushën e Brajtonit.

celsi

Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Tuhelit që shënoi në pjesën e parë me Hakim Ziek. Në pjesën e dytë Brajton barazoi me Uebster. Çelsi u përpoq të shënonte në minutat e mbetura por pa sukses.

Me këtë barazim Çelsi mbetet në vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve, plot 12 më pak se kryesuesit e Mançester Sitit.

RENDITJA

premier

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"