Premier Liga sërish mbretëresha e merkatos, mbi 1.2 miliardë paund të shpenzuara

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 10, 2018 | 11:48

Premier Liga sërish mbretëresha e merkatos, mbi 1.2 miliardë paund të shpenzuara

Me merkaton që u mbyll në Angli, është koha e bilanceve financiare për Premier Ligën. Fatura e shpenzimeve të 20 klubeve elitare këtë merkato verore i kaloi 1.2 milionë paundët. Diçka e pritshme, sepse shifra e 1 milion paundëve arrihet thuajse çdo verë tashmë në ishull, megjithatë kjo merkato nuk vendosi dot një tjetër rekord historik.

list

Ajo u mbyll me 200 milionë paund më pak sesa u shpenzuan verën e shkuar. Gjithsesi, Premier Liga u konfirmua edhe një herë mbretëresha e merkatos në Europë për një tjetër sezon. Pavarësisht se në Itali merkatoja mbyllet në datë 17 gusht, ndërsa në Gjermani, Francë dhe Spanjë do të vijojë tradita e mbylljes në ditën e fundit të muajit (31 gusht), këto kampionate nuk kanë asnjë shans për ta kaluar një shifër të tillë. Shtatë prej klubeve të Premier Ligës: Çelsi, Mançester Siti, Uest Hemi, Bornmëthi, Uolverhemptoni, Hadërsfilldi dhe Brajtoni, thyen rekordet e transferimeve të tyre këtë verë.
skysports-kepa-arrizabalaga-spain-international_4076526

Superfuqia financiare e Premier Ligës u rikonfirmua edhe nga fakt që klube të sapongjitura si Fulhami dhe Uolverhemptoni shpenzuan secila afro 70 milionë paund, ndërkohë që një “klub i vogël” si Brajtoni transferoi katërmbëdhjetë futbollistë të rinj dhe pagoi disa shifra të çmendura. Skuadra që shpenzoi më shumë në merkato ishte Liverpuli, me 167.9 milionë paund të shpenzuara. Çelsi renditet në vend të dytë (128.6 milionë paund) për shkak edhe të transferimit rekord të portierit të Bilbaos (Kepa). Ndërkohë që në vend të tretë renditet Uest Hemi. Londinezët i afrohen shifrës së 100 milionëve. Fulham, Uolves, Everton lënë pas emra gjigantësh si Arsenali, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti.






www.minuta90.com