Premier Liga me format Botërori, ja plani për të mbyllur sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 11:31

Premier Liga me format Botërori, ja plani për të mbyllur sezonin

Premier Liga si një Botëror Klubesh, me 20 skuadra të izoluara në grumbullim për 6 javë dhe ndeshje të luajtura me dyer të mbyllura çdo tre ditë mes muajve qershor dhe korrik, në një numër të kufizuar stadiumesh. Është ky propozimi i fundit i klubeve angleze për të përfunduar sezonin aktual.

Premier Lia

Ideja, e raportuar sot nga e përditshmja “The Independent”, është që skuadrat të grumbullohen në resorte të izoluara, ku do të akomodohen lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit, të cilët do të dilnin vetëm me rastin e ndeshjeve për të minimizuar rrezikun e infektimit me Koronavirus. Jo vetëm Federata Angleze, por edhe klubet dhe futbollistët duan që ta mbyllin sezonin 2019-2020, duke luajtur nëse është e nevojshëm edhe në muajin korrik, për të minimizuar impaktin ekonomik negativ.

Të 92 ndeshjet e mbetura do të transmetoheshin në televizion, një vendim që ka marrë edhe miratimin e qeverisë, mbi të gjitha nëse izolimi i Anglisë do të vazhdojë. Të njëjtat masa kufizuese, do të merreshin edhe për arbitrat, kameramanët dhe operatorët televizivë dhe të gjithë personat e përfshirë në organizimin e ndeshjeve të veçanta, pasi të jenë testuar sigurisht për Covid-19.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"