PREKËSE/ Bashkëshortja e Kobi Brajant publikon letrën që basketbollisti i kishte shkruar para se të vdiste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 22:04

PREKËSE/ Bashkëshortja e Kobi Brajant publikon letrën që basketbollisti i kishte shkruar para se të vdiste

Basktbollisti legjendar, Kobi Brajant, humbi jetën në një aksident ajror në muajin janar të këtij viti, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjera. Ai la pas tre vajza të tjera dhe bashkëshorten Vanesa.

kobe-1
Së fundmi bashkëshortja e tij ka festuar ditëlindjen teksa ka publikuar letrën që Kobi Brajant i kishte shkruar asaj para se të ndërronte jetë. Këtë gjë emocionuese, Vanesa e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa shkruante:

“Dje gjeta një zarf ku shkruante: Dashuria e jetës time. Nga, Papi jot. Unë prita të hapja edhe një letër më shumë në ditëlindjen time. Dhe diçka më tha të prisja deri sot. Ironia është se Kobi kishte një foto timen të vizatuar, me një engjëll që më mbante lart. Më mungon dashuria e jetës sime. Do doja të ishim të gjithë së bashku”, shkruan Vanesa në Instagram.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"