Prej kohësh flitet për një largim nga Reali, Ançeloti zbulon të ardhmen e Hames Rodrigez: Ja ku do luajë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 9:24

Prej kohësh flitet për një largim nga Reali, Ançeloti zbulon të ardhmen e Hames Rodrigez: Ja ku do luajë

Kohët e fundit është përfolur shumë për një kalim të Hames Rodrigezit te skuadra e Evertonit, ku aty do të ritakohej me Karlo Ançelotin.

luka-modric-james-rodriguez-1471328293-800

Mirëpo trajneri italian thotë se mesfushori kolumbian do të qëndrojë te Reali i Madridit, pavarësisht problemeve që ka pasur në vitet e fundit. “Hames është një lojtar i madh dhe Evertoni për sezonin e ardhshëm do të kërkojë futbollistë cilësorë.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se do ta marrim Hamesin. Kam bindjen se ai do të qëndrojë në Madrid. Ai është lojtari i tyre dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Evertoni? Duam lojtarë kampionë, nuk ka rëndësi mosha e tyre”, tha trajneri italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"