Prej 10 ditësh me koronavirus, futbollisti i klubit të njohur mëson lajmin e shumëpritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 23:01

Prej 10 ditësh me koronavirus, futbollisti i klubit të njohur mëson lajmin e shumëpritur

Futbollisti i Çelsit Kalum-Hodson Odoi, i cili është infektuar me koronavirus, po përmirësohet gradualisht.

hadson odoi

Vetë klubi londinez dha informacion për gjendjen shëndetësore të lojtarit të ri , i cili u diagnostikua me virusin COVID-19 në datën 13 mars, ndërsa njoftohet se lojtari është gati të rinisë përgatitjet individuale në banesën e tij.

“Në vazhdim të njoftimit, raportohet se futbollisti i ri (Odoi) është gati të nisë përgatitjet individuale në shtëpinë e tij dhe të ruajë kondicionin e duhur fizik njësoj si pjesa tjetër e skuadrës”; shkruhet në njoftimin zyrtar të “Bluve”.

Pasi u komunikua në media se ishte infektuar me koronavirus, 19-vjeçari falenderoi të gjithë njerëzit për mbështetjen e dhënë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"