Pregja: Idrizi tentoi të godiste arbitrin, shpërthyen derën e xhamit. Nuk e di nëse Tartari ka sharë njeri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2018 | 23:58

Pregja: Idrizi tentoi të godiste arbitrin, shpërthyen derën e xhamit. Nuk e di nëse Tartari ka sharë njeri

I ftuar në emisionin Fair Play nga Enkeleida Zeko në Neës 24, delegati i ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, Bujar Pregja, tregon ngjarjen e ndodhur në Vlorë.

pregja

Isha prezent si i deleguar i FSHF, duke shpërndarë detyrat, duke ndjekur organizimin e ndeshjes. Pasi kryem këto detyra, mendua se çdo gjë shkoi normalisht. Gjatë 90 minutave nuk dua të komentoj asgjë nga ndeshja. Ajo që ndodhi në fund ishte diçka jo normale. E disata herë që kam qenë në Vlorë, dhe edhe kur janë mundur, nuk ka pasur situata të tilla. Nuk mendoj se dhuna erdhi si rezultat i gjykimit. Reagime ka pasur mbasi Vllaznia humbi penalltinë. 3 trajnerët e stafit filluan të reagojnë pas humbjes së penalltisë.

Kur lojtarët po futeshin në fushë, asisitenti qëndron me shpinë nga hyrja e stadiumit, dhe pret lojtarët. Dera e stadiumit shpërthehet më pas nga 3 ose 4 vetë. Ishte administratori i Flamurtarit, dhe disa persona të tjerë, në një vend ku ishte edhe policia. Ata persona nuk kanë të drejtë të futen në ato ambiente. Ata persona e shtynë derën me forcë, dhe asistenti ishte ngjitur me derën e xhamit. Një person nga mbrapa, e godet me grusht asistetin. Unë kam qenë shumë afër, punë metrash me asistentin që u godit me grusht. Më pas, ata u futën në dhomë. Unë nuk e kam dëgjuar nëse arbitri ka sharë apo jo. Ata e goditën sapo u hap dera. Kjo ngjarje ndodhi për 2-3 minuta. Idrizi tentoi të godaiste me shkelm arbitrin e ndeshjes, dhe nuk e goditi dot sepse u mbyll dera. Edhe Ciruna e ka goditur me shkelm arbitrin. Edhe e kanë ofenduar arbitrin.

Administratori i Flamurtarit, më është drejtuar dhe mua, me sharjet dhe fyerjet më banale. Policia ka përgjegjësi që këto persona të mos futeshin në këto ambiente. Pasi u godit arbitri, më pas çdo gjë u qetësua. Zyrtari i klubit, Ciruna, pengoi edhe kameramanët për të filmuar ndeshjen. Nga ai person ka pasur ofendime edhe nga ai person. Këto gjëra m’i kanë thënë vetë kameramanët. Ndërsa, personat që goditën Tartarin, ishin persona që nuk kishin pse të ishin në ambientet e brendshme të stadiumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"