Preferencat për listën, Panuçi: Edhe kur bëj dashuri dua më shumë….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 23:03

Preferencat për listën, Panuçi: Edhe kur bëj dashuri dua më shumë….

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, dha disa përgjigje të çuditshme, në konferencën për shtyp të organizuar dje, në zyrat e FSHF-së. Teksa u pyet nga gazetari i “Panorama Sport”, për grumbullimin e lojtarëve pa ekip, ai u shpreh për rastin “Aliji”, sedo ta thërrasë sërish në mars, edhe nëse është pa ekip. Ai gjithashtu shtoi, se e vendos vetë kë të thërrasë, teksa e krahason këtë çështje, me femrat.

panuci1

Ai ka preferencat e tij të veçanta, dhe sa më shumë e sheh Alijin të stërvitet, aq më shumë i pëlqen. Ashtu siç kur bën dashuri me një femër, ai kërkon gjithmonë akoma më shumë. Ja dhe debati i plotë.

STANDARDI ME LOJTARË PA EKIP 

“Më duket shumë e çuditshme, tek të gjithë menaxherët e futbollit në botë, që Aliji është pa ekip. Unë e konsideroj të rëndësishëm, ndaj e grumbullova që të ketë një mundë- si të jetë me ekipin dhe të stërvitet. Edhe nëse mbetet pa ekip pas janarit, do ta grumbulloj sërish në mars”.

Deklaroni se Kombëtarja është serioze e me rregulla dhe se do të jenë më të mirët, por ka ftesë për lojtarë pa ekip. Si duhet të ndihen ata që punojnë gjatë gjithë kohës?

Më thoni një që ka mbetur jashtë…

panuci

Hoxhallari, Mici etj…

OK, unë do të thërras Alijin! Vendos unë dhe do të marr atë sepse më pëlqen ai dhe se dua t’i jap një dorë. Ka luajtur edhe me De Biazin dhe është pjesë e grupit.

Po ka edhe të tjerë shqiptarë pjesë të grupit…

Mua më pëlqen Aliji. Nuk më pëlqen një brune, por një bionde. Pasi Alijin e pashë të stërvitet, më pëlqen më shumë. Edhe kur bëj dashuri me një femër, dua më shumë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"