Precedenti “Partizani”, ekipet në luftë për vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2018 | 11:59

Precedenti “Partizani”, ekipet në luftë për vendin e dytë

Dy vite më parë, UEFA mori një vendim në mes të garës, teksa kishte të bënte me një klub shqiptar. Pasi KAS-i i Lozanës la në fuqi dënimin e UEFA-s për mospjesëmarrje në Kupat e Europës, qeveria e futbollit europian vendosi që të spostojë Partizanin nga Liga e Europës në Ligën e Kampioneve.

579007502

Në një kohë që të kuqtë po prisnin të luanin ndeshjen e kthimit për turin e parë të Ligës së Europës, u njoftuan nga UEFA se do të luanin në Champions ndaj Ferencvaroshit, kundërshtarit që kishte rënë në short me Skënderbeun në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Një rast unikal ky që habiti jo pak, nisur nga fakti se pritej vendimi i KAS-it për korçarët.

partizani_fradi1

Tashmë rikthehemi në të njëjtën situatë dhe kur jemi ende në fazën e tretë, lufta për vendin e dytë bëhet e madhe. Kukësi është skuadra favorite për këtë pozicion, ndërsa ndjekës janë Laçi dhe Partizani. Ndërkohë, vendi i dytë bëhet më i lakmuar se kurrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"