Precedenti në vitin 2016, administratorin e Korabit tentuan ta vrisnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 9:31

Precedenti në vitin 2016, administratorin e Korabit tentuan ta vrisnin

Administratori i Korabit, Fehmi Mëziu ra pre e një sulmi me thika në mars të 2016- ës. Agresorët u arrestuan nga policia, ndërsa deklaruan se Mëziu u kishte një borxh prej 50 mijë eurosh. Administratori i Korabit pretendonte se borxhi ishte rreth 20 mijë euro.

meziu

Në këtë mënyrë, palët ishin konfliktuar mes tyre për këtë çështje dhe gjithçka mbërriti deri në momentin kur u tentua të goditej me thikë. Ajo histori u mbyll shpejt.

Ndërkohë, dje “Panorama Sport” u mundua të kontaktonte me Mëziun për një reagim në lidhje me ngjarjen në Korabi-Vllaznia B, por numri i tij i celularit rezultonte i fikur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"