Precedenti Korabi dhe titulli 8 vite më parë, Lushnja rrezik për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 11:42

Precedenti Korabi dhe titulli 8 vite më parë, Lushnja rrezik për Vllazninë

Në teori është gjithçka e lehtë dhe e tillë duket përballja e Vllaznisë sot kundër Lushnjës. Por, ajo që shkodranët kanë frikë së tepërmi në këtë ndeshje është euforia. Dhe jo vetëm.

Vllaznia

Janë dy rastet konkrete që e konfirmojnë këtë gjë. Përpara një sezoni, pikërisht me ekipin që kishte dalë jashtë objektivave dhe kishte prerë biletën për në Kategorinë e Parë (Korabi), shkodranët lanë dy pikë, duke e futur skuadrën në një vorbull të vështirë dhe që iu desh ndeshja e fundit me Tiranën për të siguruar mbijetesën.

E tillë duket edhe kjo përballje me Lushnjën. Këta të fundit janë më të qetë nga ana psikologjike sepse nuk kanë asgjë për të humbur dhe në situata të tilla është më e lehtë të luash. Por, Lushnja është një ekip i rrezikshëm për Vllazninë sepse afro 9 vite më parë u ka lënë një tjetër shije të hidhur.

Në atë ndeshje, që ishte e parafundit e sezonit 2008-2009, shkodranët barazuan dhe humbën titullin kampion, duke shkuar në ndeshjen e fundit me Tiranën jo si kryesuese. Kjo ngjarje, por edhe të tjera si këto kanë bërë që shkodranët ta vlerësojnë shumë këtë ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"