Precedenti i shtyrjes së arbitrit, Mesi nuk u dënua si Ronaldo para 8 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 19:48

Precedenti i shtyrjes së arbitrit, Mesi nuk u dënua si Ronaldo para 8 vitesh

Incidenti fizik mes Ronaldos dhe arbitrit të klasikes De Burgos Bengoeça nuk ishte i pari në ndeshjen më të luftuar të Spanjës. Madje, një precedent të tillë në të shkuarën ka pasur edhe Lionel Mesi gjatë sezonit 2008/2009, por argjentinasi shpëtoi pa u dënuar, ndërkohë që portugezit do t’i duhet që të mungojë për skuadrën e tij në pesë ndeshjet e ardhshme.

mesi

Në rastin e Mesit, gjyqtar ishte Undiano Majenko dhe numri 10 i katalanasve e shtyu atë pas një vendimi kundër tij. Por, incidenti i Mesit nuk u raportua në procesverbalin e gjyqtarit pas ndeshjes dhe, në këtë mënyrë, ai i shpëtoi dënimit.

ronaldo

Megjithatë, rasti i Ronaldos ndryshon, sepse shtytja që ai i bëri gjyqtarit të dielën, u raportua e gjitha në raportin e 31-vjeçarit dhe nuk kishte zgjedhje tjetër veçse portugezi të dënohej për thyerjen e Nenit të famshëm 96, që sanksionon lojtarin nga 4-12 ndeshje kur vihet dorë mbi arbitrin në fushën e lojës. “Pasi i tregova kartonin e kuq, futbollisti më shtyu lehtësisht në shenjë proteste”, shkruante Bengoeça.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"