Precedenti “Abazaj”, kur lojtari s’luan në asnjë ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2018 | 22:53

Precedenti “Abazaj”, kur lojtari s’luan në asnjë ekip

Kristal Abazaj u grumbullua për herë të parë me Kombëtaren shqiptare nga trajneri Kristian Panuçi, por të hënën ai nuk luajti asnjë minutë kundër Norvegjisë, në ndryshim nga dy mesfushorët e marrë nga U21, si Ylber Ramadani dhe Kejdi Bare.

abazaj1

Mirëpo, në një situatë të tillë, duket se rasti Abazaj kthehet në një precedent që nuk i shërben askujt. Në rast se trajneri Panuçi kishte vendosur të mos e aktivizonte talentin e Luftëtarit, atëherë fare mirë ky i fundit mund të kishte kontribuar për Kombëtaren Shpresa në transfertën e djeshme në Sllovaki.

Për më tepër që vetë trajneri Alban Bushi, në konferencën për shtyp pak ditë më parë, theksoi se thirrja e Abazajt ishte në momentet e fundit.

Mirëpo, sa vlen tashmë ky grumbullim i lojtarit në një kohë që nuk luan as me Kombëtaren A dhe as me përfaqësuesen U-21. Duket se Panuçi nuk i ka bërë mirë llogaritë ose ka ndryshuar mendje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"