Precedentët, vetëm Liverpuli di ta ndalë Realin e Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 10:34

Precedentët, vetëm Liverpuli di ta ndalë Realin e Madridit

Gjithçka është gati për të parë sfidën madhështore mes dy skuadrave më të forta të kontinentit për këtë sezon. Kievi do të jetë qyteti që do të shijojë dhe festojë nga shumë pranë kampionët e ri të Europës, por dueli pritet të jetë emocionues. Edhe pse për shumë, Reali i Madridit është favorit, si kampion në fuqi, historia tregon se të kuqtë janë një makth për spanjollët.

mo-salah-cristiano-ronaldo-liverpool-real-madrid-champions-league

Nëse djemtë e Zidanit kanë dy vite rresht që vënë diktatin e tyre në Europë dhe synojnë të ruajnë fronin edhe në sezonin e tretë radhazi, historia tregon se vetëm Liverpuli di se si mund të ndalet Reali i Madridit. Që nga përballja e fundit në finale mes tyre në vitin 1981, ku ishin të kuqtë që fitonin me një gol të Kenedit në minutën e 81- të trofeun në stadiumin e Parisit, që atëherë, Reali ka luajtur gjashtë finale të tjera dhe i ka fituar të gjitha. E thënë ndryshe, nga viti 1981 e në vazhdim, të vetmit që kanë ndalur vrullin e madrilenëve kanë qenë liverpulasit dhe sot ata do të synojnë sërish të mbyllin ciklin e spanjollëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"