Precedentët/ Stadiumi i ri i Kukësit, siguria fjalë e huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 21:30

Precedentët/ Stadiumi i ri i Kukësit, siguria fjalë e huaj

Para disa vitesh, Kukësi kishte një stadium me përmasa minimale, me një fushë me bar sintetik dhe tifozët qëndronin në kushte aspak komode.

Kukesi stadiumi

Tashmë kanë një nga stadiumet më moderne në Shqipëri dhe në vend që ta shfrytëzojnë për argëtim e festë, siç bënin me të vjetrin, një pjesë e tyre e shfrytëzojnë për të treguar pjesën kafshërore të personalitetit të tyre, siç ndodhi momenti me tifozin, që goditi Carën me shishe dje.

Por ky nuk është rasti i vetëm, sepse edhe në javën e parë Seferi u godit me shishe, fatmirësisht me ujë dhe jo akull. Jo vetëm kaq, por në ndeshjen inauguruese të impiantit në edicionin e shkuar pamë që tifozët e pushtuan fushën lehtësisht dhe nuk hasën në rezistencën e punonjësve të sigurisë. Pas incidentit të djeshëm, Kukësit i duhet me patjetër të punojë më shumë për çështjen e sigurisë dhe mbarëvajtjes së ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"