Precedentët me Uellsin, kur Rudi Vata akuzonte Strakoshën për trukim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 18:35

Precedentët me Uellsin, kur Rudi Vata akuzonte Strakoshën për trukim

Shqipëria ka vetëm dy precedentë me Uellsin, pikërisht për eliminatoret e Europianit 1996. Në “Qemal Stafa” ka barazuar 1-1, ndërsa në Kardif humbi me shifrat 2-0, teksa në të dyja takimet trajner i kuqezinjve ka qenë Neptun Bajko. Uellsi si kundërshtar mbahet mend më tepër për akuzat mes Rudi Vatës dhe Foto Strakoshës afro dy dekada më parë.

Vata-Strakosha

“Do t’i thosha Strakoshës që ‘marrëdhëniet tona janë ftohur njëherë e mirë ndoshta 10 vjet më parë, kur oferta që më bëre para ndeshjes me Uellsin, për ta shitur ndeshjen, u refuzua nga ana ime dhe respekti për ty ka marrë fund që atë ditë'”, ka thënë Vata.

dds6

Ndërsa Strakosha këto akuza i ka cilësuar si shpifje. “E përbuz me neveri njeriun e ulët dhe pa moral, Rudi Vata, për gjithë këtë skenar të ndyrë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"