Precedentët, kur presionet e presidentit Duka ndaj arbitrave… “s’pinë ujë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2021 | 19:21

Precedentët, kur presionet e presidentit Duka ndaj arbitrave… “s’pinë ujë”

Presidenti i FSHF-së ka bërë ritualin e përvitshëm me gjyqtarët, ku në mbledhjen e djeshme nuk ka munguar avazi i vjetër për t’u bërë edhe moviolën arbitrave te rastet kur kanë gabuar. Pas kësaj mbledhjeje jepet përshtypja se klubet dhe presidentët që investojnë do të jenë më të qetë.

duka-850x450

Ky është thjesht një rast hipotetik, pasi precedentët e së shkuarës tregojnë një realitet komplet ndryshe. Rasti më flagrant është ajo çfarë ka ndodhur para dy viteve pas mbledhjes që presidenti i FSHF-së bëri me gjyqtarët. Në fund të shkurtit të 2019-ës Duka iu drejtua arbitrave:

“Nuk duhet të bëheni ju faktorë me vendimet që merrni. Gabime të tilla nuk dua të shikoj kurrë. Rezultatin ta vendosin skuadrat me lojën e tyre në fushë”. Në javën pasardhëse, fill pas shkundjes së Dukës, arbitrat në vend që të reflektojnë e bëjnë edhe më baltë.

“Panorama Sport” ju sjell një faksimile të moviolës së bërë në gazetë në javën pas takimit me Dukën, ku kemi dhunimin e arbitrit Hamiti në Kamzë, plus gabimet në ndeshjet e tjera. Për koincidencë, edhe në atë kohë gabuesit janë thuajse të njëjtët emra si tani. Pra, precedentët tregojnë se kemi të bëjmë thjesht me një “show”, pasi presioni i presidentit Duka nuk “ka pirë ujë”.

fAKSIMILE

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Duka kryqëzon Xhajen dhe Kolën pas gafave, zbardhet mbledhja ne FSHF

EKSKLUZIVE/ FSHF, 60 mijë euro investim për arbitrat në Kategorinë Superiore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"