PRECEDENTËT/ Juventusi gjithmonë kampion nëse kryeson në dimër, por “mallkimi” është… Sarri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 10:44

PRECEDENTËT/ Juventusi gjithmonë kampion nëse kryeson në dimër, por “mallkimi” është… Sarri

Një statistikë thotë se sa herë që Juventusi është shpallur kampion dimri në mijëvjeçarin e ri, ka fituar në 100 për qind të rasteve edhe titullin në fund të sezonit, në 8 raste, nëse nuk llogarisim dy trofetë e “Calciopoli”-t (1999-2000, 2011-2012, 2012- 2013, 2013-2014, 2014-2015, 2016-2017 dhe 2018-2019).

juve

Ndërkohë, në total, që nga sezoni i parë zyrtar i Serisë A, 1919-1920 e deri më sot, bardhezinjtë janë shpallur 30 herë kampionë dimri dhe në fund kanë festuar kampionatin në 22 raste, një përqindje shumë e mirë kjo (74%), e cila është një ogur i mirë edhe për sivjet, por ndërkohë “Zonja e Vjetër” duhet të përballet me një mallkim që sivjet e ka kërkuar vetë ta afrojë.

Bëhet fjalë për trajnerin Mauricio Sarri, i cili ka qenë i vetmi në diktaturën 8-vjeçare bardhezi që ka mundur t’i mohojë Juves titullin e kampiones së dimrit (2015-2016 dhe 2017-2018), por në fund e ka parë veten të mposhtur nga torinezët, në sprintin final, një punë e çuar deri në gjysmë me Elseid Hysajn me shokë, e cila në Torino shpresojnë që të marrë fund. Pa dyshim që diçka e tillë do të ishte një njollë e rëndë për Sarrin dhe karrierën e tij, duke parë që sivjet në Serinë A rivalizon me Interin, rivalen “e urryer” të Juventusit.

sarri

Prandaj, për 61-vjeçarin do të jetë më mirë që të vendosë ta thyejë sivjet këtë mallkim, përndryshe do të mbetet gjatë në historinë bardhezi. Ah, po… Nëse Mauricio Sarri arrin të sjellë Champions-in në Torino, pas 24 vitesh pritje, te Juventusi ka miliona tifozë që do të ishin gati të firmosnin që tani për të ngritur trofeun europian dhe për t’ia falur kampionatin, qoftë edhe Interit “të urryer”…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"