Precedentët e Laçit/ Kurbinasit, katër herë në finale dhe 2 Kupa të fituara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 13:51

Precedentët e Laçit/ Kurbinasit, katër herë në finale dhe 2 Kupa të fituara

Kurbinasit luajnë sot gjysmëfinalen e dytë të Kupës ndaj Teutës, takim i cili do të startojë në orën 14:45 në stadiumin e Laçit.

LACI

Vendasit kanë fituar takimin e parë në Durrës në shifrat 2-1 dhe sot shpresojnë që të arrijnë për herë të pestë në historinë e tyre në finale të Kupës së Shqipërisë.

Në dekadën e fundit Laçi e ka prekur katër herë finalen e këtij kompeticioni, ku ka triumfuar dy herë, pikërisht në dy finalet e para.

Në finalen e parë në sezonin 2012-2013 Laçi ka triumfuar në shtesë ndaj Bylisit. Kupën e dytë kurbinasit e fituan në sezonin 2014-2015 ku në finale mposhtën Kukësin në shifrat 2-1.

Ndërsa dy finalet e tjera, laçianët kanë dalë të mundur.

Në sezonin 2015-2016 Kukësi hakmerret ndaj bardhezinjve, ku pas barazimit 1-1 i eliminon me penallti (5-3).

Ndërsa në sezonin 2017-2018 Laçi u mund 1-0 në finale nga Skënderbeu.

Ndërsa Teuta është katër herë fituese e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në 6 finale të tjera durrsakët nuk ia kanë dalë.

STATISTIKAT –

PJESËMARRËS: NË 31

EDICIONE NË ÇEREKFINALE: 13 HERË

NË GJYSMËFINALE: 7 HERË

NË FINALE: 4 HERË

FITUES: 2 HERË (2013 DHE 2015)

BILANCI GJITHSEJ:

162 NDESHJE; 76 FITORE; 30 BARAZIME; 57 HUMBJE;

GOLAVARAZHI:

267 (TË SHËNUAR)- 201 (TË PËSUAR)

NDESHJET E KËTIJ EDICIONI:

NË TURIN E PARË:

ELIMINOI BUTRINTIN (1-1, 4-0)

NË TURIN E DYTË:

ELIMINOI TOMORIN (1-0, 1-1)

NË TURIN E TRETË:

ELIMINOI EGNATIAN (1-1, 0-0 (3-2 ME PENALLTI)

PËRBALLJET DIREKTE ME TEUTËN:

2 NDESHJE; 2 FITORE; 0 BARAZIME; 0 HUMBJE;

GOLAVARAZHI:

6-1;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"