Precedentët e Juve-Lion/ Sfida e parë zyrtare në 2014-ën, pak gola, por gjithmonë spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 19:11

Precedentët e Juve-Lion/ Sfida e parë zyrtare në 2014-ën, pak gola, por gjithmonë spektakël

Turne, miqësore, Ligë Europe, Ligë Kampionesh: ka pak nga të gjitha nga përballjet e së kaluarës mes Juventusit dhe Olimpikut të Lionit, skuadrat që do të përballen sot në kthimin e 1/8-ave të Champions-it në “Allianz Stadium”, me një mision bardhezi: të përmbysin fitoren 1-0 të francezëve në vajtje. Mes tyre ka pak gola, por gjithmonë spektakël.

juventus-lyon-juventus

MIQËSORET – Olimpik Lioni është themeluar në vitin 1950, ndërsa Juventusi në 1897-ën. Ka megjithatë një precedent të largët që ka parë të përballen bardhezinjtë dhe një formacion i qytetit francez. Viti është 1904, 24 prill, në stadiumin “Velodromo Umberto I” dhe luhet Kupa e Bashkisë së Torinos.

Pavarësisht se në gazetat lokale transaplinët prezantohen si një skuadër “kampionësh”, italianët janë dukshëm më superiorë dhe fitojnë me rezultatin 10-1. Tjetër kontekst ai që shikon të sfidohen Juventusi dhe Olimpik Lioni në një miqësore më 11 dhjetor 1969 në stadiumin “Comunale”. Ndeshja është e ekuilibruar dhe përfundon 2-2. Në 24 korrikun e 2010-ës dy skuadrat luajnë një test përgatitor përpara kampionatit: fiton Juventusi 2-1.

LIGA E EUROPËS – Përballja e parë zyrtare mes dy skuadrave është në 2014-ën, në Ligën e Europës. Në “Allianz Stadium” Juventusi duhet të mbajë avantazhin e fituar në Francë me golin e Bonuçit. Ndeshja e bardhezinjve nis menjëherë në dishezë: Pirlo shpik një nga goditjet e dënimit që e kanë bërë të famshëm, por Lioni ka krenari dhe barazon me Briand.

match_lioneJ

Pas pushimit, skuadra e Kontes megjithatë arrin edhe një herë të prishë ekuilibrin: me një goditje të Markizios, që gjen devijimin vendimtar të Umtitit. “Zonja” kalon në gjysmëfinale.

LIGA E KAMPIONEVE – Kur ritakohen, tri vite më pas, luhet faza e grupeve të Champions-it: në Francë ndeshja ka rrethana epike, me skuadrën e Alegrit që fiton, pavarësisht inferioritetit numerik me një gol të Kuadrados. Në Torino, 90 minutat nuk janë të pasura me po aq episode. Përfundon 1-1, me gola të Higuainit dhe Tolisosë, me pak pasoja për klasifikimin: Juvja mban kreun, Lioni i treti kalon në Ligën e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"