Precedent i ngjashëm me atë të Xhokoviç/ Kur gjyqtari i tenisit u godit me top në organin gjenital dhe ndërroi jetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 23:44

Precedent i ngjashëm me atë të Xhokoviç/ Kur gjyqtari i tenisit u godit me top në organin gjenital dhe ndërroi jetë

Skualifikimi i Novak Xhokoviç nga US Open pasi goditi me top (pa dashje) një nga gjyqtaret e vijës shkaktoi shumë bujë në botën e tenisit. Të shumtë ishin ata që u befasuan nga vendimi, por, një incident i tillë nuk ka ndodhur për herë të parë.

arbiter-750x375

Në historinë e këtij sporti, ka disa episode që kanë përfunduar edhe në tragjedi. Në vitin 1983, arbitri 60-vjeçar Diks Uertheimer, gjatë finales së të rinjve në US Open mes Stefan Edberg dhe Simon Youl, u godit me top në organin gjenital pas një shërbimi shumë të fortë dhe të gabuar.

Goditja e rrëzoi nga karrigia e lartë ku qëndron arbitri kryesor dhe Uertheimer goditi kokën në rënie. Ky rrëzim rezultoi fatal dhe i shkaktoi vdekjen disa ditë më pas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"