Prapavija e gjymtuar, Interi hidhet në sulm për mbrojtësin e Sitit. Barça i ofron Arda Turanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 15:47

Prapavija e gjymtuar, Interi hidhet në sulm për mbrojtësin e Sitit. Barça i ofron Arda Turanin

Skuadra zikaltër do të rikthehet sot në stër vitje për të përgatitur nisjen e kampionatit. Në programin e trajnerit Luçiano Spaleti është një seancë e dyfishtë që do të jetë fillesa e javës, me mendjen nga java e parë e Serisë A, ku Interi do të përballet ndaj Fiorentinës në “Giuseppe Meazza”.

Interi

Pasi është e sigurt mungesa e Davide Santon, i cili do të vazhdojë programin e riaftësimit, do të jenë të pranishëm Juto Nagatomo (i cili ka munguar në ndeshjen kundër Betisit për shkak të një problemi shëndetësor) dhe me shumë mundësi edhe Andrea Pinamonti (i cili po rikuperohet nga dëmtimi në kofshën e majtë).

Interi

Prania e Xhejson Murijos dhe Xhofrei Kondogbiasë do të varet vetëm nga rrjedha e merkatos. Ndërkaq, nuk shqetësojnë kushtet fizike të Andrea Ranokias, i cili, pas një shqetësimi të lehtë muskulor javën e kaluar, nuk është aktivizuar ndaj Betisit. Situata e mbrojtësit do të vlerësohet sot gjatë stërvitjes, por për të duhet parë gjithashtu edhe zhvillimi i merkatos.

IEDJA OTAMENDI

Gjatë orëve të fundit është regjistruar edhe një ide e re për merkaton, e lidhur me skarcimet e klubeve të mëdha. Është menduar për Otamendin, qendërmbrojtë- si i Sitit, i cili duket të ketë mbetur jashtë projektit të Guardiolës, së bashku me Mangalanë (një tjetër alternativë për zikaltrit). Problemi i vetëm është që klubi anglez ka investuar më shumë se 40 milionë për secilin.

Otamendi

BARÇA OFRON TURANIN

Një tjetër lajm vjen nga Spanja, i përcjellë nga shtypi italian ditën e djeshme: Barcelona mendohet t’u ketë ofruar zikaltërve mesfushorin turk Arda Turan, i cili nuk po gjen hapësirë në ekipin e Ernesto Valverdes. Gjatë konferencës së parë për shtyp, Sabatini (koordinatori teknik i “Suning”) kishte folur për mesfushorë në gjendje të garantojnë edhe gola.

Arda Turan Barca

VALERO, MENJËHERË SI ISH

Pas ndeshjes kundër Betisit, ka folur Borha Valero: “Shpresojmë që të bëjmë një start të mirë të kampionatit. Ndeshjet përgatitore është e rëndësishme të fitohen, edhe pse mbeten miqësore, por të përgatisin për sezonin”.

Valero Inter

Për të do të jetë një debutim i veçantë, pasi do të përballet me ish-shokët e skuadrës, të cilëve u dha lamtumirën vetëm një muaj më parë.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"