Prapaskenat/ Rami rrëfen për “zjarrin” tek Franca: Po vinin tek dhoma ime, mendova se do më dënonin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 11:27

Prapaskenat/ Rami rrëfen për “zjarrin” tek Franca: Po vinin tek dhoma ime, mendova se do më dënonin…

Adil Rami u shpall kampion bote me Francën, edhe pa luajtur qoftë edhe një minutë. Por, francezi ishte protagonist për një episod jashtë fushave me “gjelat”. Pas fitores me Argjentinën në raundin e 1/16-ave, në natën e 30 qershorit, francezët po festonin në hotel për kualifikimin më tej.

rami

Shumica gjendej nëpër korridoret e hotelit, ndërsa Rami gjendej në dhomë duke luajtur video-lojëra. Është vetë mbrojtësi, që tregon për atë moment, që u kujtua se kishte rënë zjarr në hotelin e francezëve, dhe shkaktoi panik.

“Unë po luaja në dhomën time. Në korridore, lojtarët e tjerë po këndonin dhe po futeshin tek dhomat e atyre që nuk po festonin. E ndieja që po afroheshin tek dhoma ime, dhe aty pranë pashë një fikëse zjarri. Sa po futeshin për tek dhoma, unë mora fiksen e zjarrin, e bëra gati dhe e hapa drejt atyre. Gjithçka u mbulua nga një re e madhe tymi. Ishte një çmenduri e vërtetë. Mendova se do më dënonin. Filluam të vraponim nëpër hotel, dhe më pas stafi i sigurisë erdhi drejt nesh, dhe na kërkoi të linim hotelin, sepse tymi ishte helmues. Të gjithë dolën jashtë, madje trajneri Deshamp ishte me pizhame. Kur pashë që erdhi policia dhe zjarrfikëset, mendova: ‘Dreqin. Tani jam i vdekur” – rrëfeu Rami.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"