Prapaskenat/ Venger u shkarkua, Arsenali i paguan trajnerit rrogën e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2018 | 22:30

Prapaskenat/ Venger u shkarkua, Arsenali i paguan trajnerit rrogën e plotë

Arsenali e ka shkarkuar Arsen Vengerin dhe i ka paguar të plotë rrogën e vitit të fundit të kontratës (9 milionë paund) që ai të pranonte të largohej pas këtij sezoni. Trajneri francez lajmëroi të premten se ai do të largohej nga stoli i “Topçinjve” pas 22 vitesh.

venger-470x279

68-vjeçari tha se ishte koha e duhur për t’u tërhequr, por lajmet e fundit që vijnë nga shtypi ishullor, flasin për një presion të pronarëve amerikanë që solli këtë vendim të trajnerit. Venger e humbi mbështetjen e aksionarit kryesor, Stan Kroenke, i cili vendosi që ta ndërpriste bashkëpunimin me trajnerin legjendar përpara gjysmëfinales së Ligës së Europës, kundër Atletikos këtë javë që vjen.

Venger nuk kishte asnjë qëllim që të dorëhiqej dhe i ka detyruar pronarët që t’i paguajnë rrogën e plotë të sezonit të fundit të kontratës. Pasi e humbën shansin që të arrijnë Champions-in përmes Premier Ligës këtë sezon, e vetmja rrugë e “Topçinjve” për t’u rikthyer në elitën europiane sezonin e ardhshëm, është të fitojnë Ligën e Europës.

Tifozët kanë nisur ta braktisin ekipin dhe “Emirates” në ndeshjet e fundit është parë i boshatisur. Krisja e fundit e tyre me trajnerin, duket se ka qenë pika që derdhi gotën dhe drejtuesit nuk mund ta pranonin më një trajner kaq të kontestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"