Prapaskenat/ Tuhel: Do të nënshkruaja me Bajernin, por ata…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 17:00

Prapaskenat/ Tuhel: Do të nënshkruaja me Bajernin, por ata…

Tomas Tuhel ishte një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e pankinës së Bajernit të Mynihut. Në një intervistë të dhënë për “L’Equipe” trajneri ka treguar prapaskenat e mos arritjes së marrëveshjes me Bajernin e Mynihut.

tuhel

“Propozimi i tyre erdhi shumë vonë, unë tashmë kisha vendosur të bashkohem me PSG”. “Zgjedhja ime pas Dortmundit ishte shumë e qartë, ishte diçka që isha thellë brenda meje, nëse jam me fat që të kem një përvojë jashtë vendit, duhet të provoja”. “Ishte e qartë për familjen time, për stafin tim dhe për mua. Parisi është i veçantë, ishte një surprizë e këndshme”. – tha tekniku gjerman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"