Prapaskenat te Vllaznia, presidenti Xhaferi mendon sërish për premio ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 23:39

Prapaskenat te Vllaznia, presidenti Xhaferi mendon sërish për premio ndaj Partizanit

Fitorja ndaj Teutës i dha jo vetëm tri pikë ekipit, por edhe një shpërblim për lojtarët. Drejtuesit e klubit kanë akorduar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për fitoren e këtij takimi.

ALBAN XHAFERI

Një shpërblim, që duket se i ka motivuar edhe më shumë futbollistët kuqeblu. Por nga sa mësohet, drejtuesit e klubit po shikojnë një tjetër motivim financiar të ekipit për takimin ndaj Partizanit dhe nga sa po flitet, kjo shumë mund të jetë dyfishi i fitores ndaj Teutës. Ky shpërblim mund të sjellë edhe më shumë motivim për këtë takim.

Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë, pasi ashtu si edhe ndaj Teutës drejtuesit premion ia kanën komunikuar skuadrës pak minuta para startit të takimit.

Ky mbase është një tregues, që drejtuesit e klubit kërkojnë ta mbajnë skuadrën të karikuar me shpërblime edhe në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, për të arritur të gjithë së bashku objektivin minimal që ka pasur skuadra në startin e sezonit, arritjen në kompeticionet europiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"