Prapaskenat/ Perez nuk e mbajti premtimin, Ronaldo refuzoi në janar rinovimin sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 21:14

Prapaskenat/ Perez nuk e mbajti premtimin, Ronaldo refuzoi në janar rinovimin sepse…

Kristiano Ronaldo thotë se një largim i mundshëm i tiji nga Reali nuk është i lidhur me paratë, por në fakt mediat spanjolle mendojnë se kjo është arsyeja kryesore. Gazeta “AS” shpjegon atë që ka ndodhur nga viti i kaluar dhe deri tani me kontratën e portugezit, i cili duket se ka ngelur i zhgënjyer nga drejtuesit për faktin se nuk e kanë mbajtur fjalën për rinovimin.

ronaldo perez

Florentino Perez tha se pas finales së Kardifit do të ulet të flasë me Ronaldon për përmirësimin e kushteve të kontratës dhe ka pasur kontakte mes Hoze Angel Sançezit (drejtori i përgjithshëm i Realit) dhe Zhorg Mendezit (agjentit të Ronaldos). Këtij të fundit nuk i ka shkuar kurrë ndërmend që lojtari i tij do të largohej nga Madridi. Palët kanë folur gjatë kësaj kohe me njëritjetrin dhe kishin rënë dakord se në fund të sezonit do të kishte një rritje të pagës vjetore, e cila mund t’i afrohej asaj të Nejmarit (30 milionë euro). Mendez nga ana tjetër e kishte vlerësuar këtë lëvizje që po bënte klubi.

PRAPASKENA- Ronaldo në fakt mbeti i pakënaqur me kohën që po kalonte dhe Perez nuk po e rinovonte kontratën e tij, ndërsa në muajin janar kishte refuzuar një lloj kontrate, e cila nuk përcaktonte fiks pagën vjetore. Ronaldo do të përfitonte rrogë më të lartë në bazë të trofeve që do të fitonte. Por kjo gjë e la të pakënaqur portugezin, i cili e refuzoi dhe mendoi se kjo ishte mungesë respekti e klubit ndaj tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"