Prapaskenat/ Panuçi e paditi se e quajti sharlatan, reagon Nishani: Do ta ndjek proçesin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 20:59

Prapaskenat/ Panuçi e paditi se e quajti sharlatan, reagon Nishani: Do ta ndjek proçesin…

Një pjesë e mirë e fu tbollistëve të Ko mbëtares shqiptare që drejton sot Panuçi kanë firmën e Bujar Nishanit në dekretin për pajisjen me pasaportë. Por, kjo nuk ka ndodhur vetëm në kombëtaren e madhe, por edhe në ato të moshave. Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë ka qenë gjithnjë i gatshëm, që jo vetëm të ishte pranë Kombëtares, por edhe të evitonte çdolloj zvarritje burokratike. Përtej kësaj, ai nuk e ka fshehur asnjëherë se është tifoz i thekur i kuqezinjve.

panuci nishani

Gjatë kohës që ushtroi detyrën e kreut të shtetit, Nishani gjithnjë u tregua i matur, por pasi kishte dalë nga zyrat e presidencës, nuk e përmbajti dot zemërimin, pasi kishte parë një ndeshje mediokre të Shqipërisë me Kosovën. Aty pra, ku gjysma tjetër e shqiptarëve i kishte dhënë leksion futbolli skuadrës së drejtuar nga Panuçi. “Sharlatan”, pati shpërthyer Nishani në adresë të trajnerit. Kur e thotë këtë një tifoz i zakonshëm, askush nuk mban mëri, por kur e thotë një tifoz ish-president, kërkohen 100 mijë euro dëmshpërblim…

REAGIMI I NISHANIT

Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi dje me ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin. Ai dha një përgjigje formale, por me mesazh të qartë për Panuçin: “Nuk e kam lexuar padinë dhe nuk më thotë gjë njoftimi që është publikuar në media. Megjithatë, unë do ta ndjek padinë dhe procesin gjyqësor”, deklaroi ish-kreu i shtetit për gazetën. Qartazi, i ka lënë të kuptohet Panuçit se nuk trembet nga padia që është ngritur dhe se do të përballet deri në fund me trajnerin e Kombëtares.

nISHANI

SULMI I DUKËS

Kush mendon se demokratët duhet të flenë të qetë meqë në zgjedhjet e fundit të FSHF-së Duka pati mbështetjen e hapur të opozitës dhe të gjithë bashkiakëve të djathtë, ndoshta gabohet rëndë. Jo vetëm sepse ra Vllaznia nga kategoria, por edhe sepse Duka iu përvesh ashpër Nishanit në letrën e hapur që shkroi pas disfatës “djegëse” nga Kosova. “Shqipëria dhe Kosova luajtën thjesht një ndeshje sportive.

Kjo është e gjitha, ishte thjesht një miqësore: autokritikë Shqipëria dhe urime Kosova. Për të tjerat e kam të pamundur të futem në debate me analistë politikë apo edhe ish-presidentë, që brenda 24 orësh gdhihen trajnerë futbolli, këndej dhe andej kufirit”, shkruante Duka një ditë pasi Nishani ia kish quajtur Panuçin një sharlatan.

AVOKATË PERSONALË

Federata Shqiptare e Futbollit nuk është përfshirë në padinë që Panuçi ka bërë ndaj ish-presidentit Nishani. Burime pranë institucionit të futbollit bënë me dije se Panuçi do ta ndjekë me avokatët e tij çështjen dhe se FSHF është distancuar plotësisht nga nisma që ka marrë trajneri i Shqipërisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"