Prapaskenat / Nuk ishin vetëm shifrat e transferimit, Latifin e çoi në Hungari “garancia”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 23:09

Prapaskenat / Nuk ishin vetëm shifrat e transferimit, Latifin e çoi në Hungari “garancia”

Liridon Latifi do të lu ajë në Hungari sezonin tjetër. Kjo çështje tashmë ka marrë fund dhe e vetmja gjë që pritet është që transferimi i “yllit” kosovar të marrë formë zyrtare. Shitja e tij drejt Pushkash Akademi do të mbyllet vetëm pas ndeshjes me Dinamon e Zagrebit, që do të luhet në “Elbasan Arena”.

kairat skenderbeu latifi nimaga

Ashtu siç “Panorama Sport” lajmëroi dy ditë më parë, mesfushori ka zhvilluar edhe testet mjekësore me klubin e tij të ri dhe e vetmja gjë që mbetet është firma dhe rrjedhimisht arkëtimi i parave. Por, dje gazeta ka zbuluar të tjera detaje nga marrëveshja e arritur mes klubeve dhe mbi të gjitha shkaqet që “detyruan” korçarët që të zgjidhnin pikërisht Hungarinë, në një kohë kur ofertat në drejtim të 23- vjeçarit ishin të shumta.

latifi

KARTONI

Ditën kur u zbulua skuadra ku do të shitej Latifi, u përfol për një shifër që i kalonte 1 milion eurot, por në fakt klubi do të arkëtojë diçka më pak se kaq. Mësohet se nga ky transferim i bujshëm, korçarët do të marrin 930 mijë euro, pak më pak se një milion. Por ajo që ka joshur më së shumti drejtuesit për të pranuar ofertën e Pushkash Akademi është vlera e kartonit. Edhe pse lojtari do të shitet, ata do të mbajnë 20% të kartonit të kosovarit, çka do të sjellë përfitime më të mëdha në një të ardhme, nëse Latifi lëviz sërish.

GARANCIA

Gjithkush mund të ketë bërë një pyetje të thjeshtë gjatë ditëve të fundit: Përse Latifi kaloi në Hungari dhe jo në ndonjë ekip me emër europian? Dhe, veç faktit që klubi do të ruajë një pjesë të vlerës së kartonit të tij, të njëjtat burime zbuluan se bëhet fjalë për garancinë që ka marrë lojtari për të qenë titullar. Klubi, menaxheri i lojtarit dhe vetë Latifi, bashkërisht kanë diskutuar dhe kanë dalë në konkluzionin që në leverdinë e të gjithëve është që futbollisti të marrë minuta.

latifi

Pushkash Akademi i ka ofruar Latifit një vend të padiskuteshëm në formacion, çka do të bëjë që lojtari të rritet akoma edhe më shumë në lojën e tij, duke fituar edhe eksperiencë të madhe. Një lojtar i transferuar nga Shqipëria jashtë vendit nuk mund të sjellë më shumë se 1 milion euro të ardhura. Dhe shembulli konkret është jo vetëm Latifi, por edhe Olainka. Në kësi kushtesh, në klub e kanë parë të udhës që ta çojnë në Hungari, ku jo rrallëherë ka ndodhur që lojtarët e këtij kampionati të kalojnë në Holandë apo Gjermani.

Pra, për Latifin kjo do të trajtohet si “trampolinë”, pasi në të ardhmen lipsen pikërisht këto kampionate prestigjioze. Dhe në planet e Pushkashit është që lojtarin ta shesin brenda gjashtë muajve nëse gjithç- ka shkon mirë ose maksimumi brenda një sezoni.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"