Prapaskenat nga Spanja/ Di Maria ishte i Barcelonës, tratativën e frenoi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 14:24

Prapaskenat nga Spanja/ Di Maria ishte i Barcelonës, tratativën e frenoi…

Angel di Maria do të jetë shumë shpejt një futbollist i Juventusit, por lajmet që vijnë nga Spanja nënvizojnë se bardhezinjtë nuk kanë qenë zgjedhja e parë e argjentinasit.

DI MARIA

34-vjeçari ka qenë në ditët e fundit shpesh në kontakte me trajnerin e Barcelonës, Ksavi Hernandezin, me këtë të fundit që ashtu si Alegri në Torino kishte një plan të qartë me Di Marian.

Fakti që Angeli mund të mbulojë disa pozicione në sulm do të kishte qenë një “armë” e rëndësishme në Katalunjë, por në momentin kur Di Maria priste vetëm që ta thërrisnin për të firmosur, presidenti Joan Laporta ka hedhur në erë gjithçka.

Numri një i Barcelonës nuk dukej i bindur nga ky operacion, aq më tepër për pagën e majme që kërkon një 34-vjeçar.

Por i këtij mendimi nuk ka qenë aspak Ksavi Hernandez, aq sa burimet katalanse si “Sport” dhe “Mundo Deportivo”, por mbi të gjitha gazetari Gerard Romero, i cili ka zbuluar shumë skupe te Barcelona, nënvizojnë se trajneri është tërbuar jo pak me “bosin” e tij për këtë afrim të munguar.

Madje, ideja se është gjithmonë Laporta ai që vendos nëse ky lojtar apo një tjetër bën ose jo për Barcelonën ka nisur që të tensionojë shumë Ksavin, duke rrezikuar një tjetër skandal në klubin kuqeblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"