Prapaskenat me bastet sportive, Jorida Tabaku: Ja tre rreziqet kryesore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 21:33

Prapaskenat me bastet sportive, Jorida Tabaku: Ja tre rreziqet kryesore

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për vendimin e qeverisë për të ripropozimin e ligjit për bastet sportive duke thënë se kryeministri po bën qokën për pakicën.

tabakuu

Tabaku shkruan në Facebook se e gjitha kjo vjen në një çast kur qytetarët po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin “McGonigal”, por kjo e fundi nxori në skenë bastet sportive.

bastet-620x440-1

Sipas Tabakut, tre rreziqet kryesore për sigurinë e familjeve shqiptare janë situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi shtresës së mesme, me të cilat duhet të merret qeveria.

Postimi i Tabakut:

Sot, rreziku kryesor për sigurinë e familjet shqiptare është situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi shtresës së mesme.

Në mungesë të një alternative ekonomike  dhe një strategjie zhvillimi, qeveria e pakicës ka vendosur të ripropozojë Ligjin për bastet sportive!!

Pak kush e di, për çështjet gjyqësore për ligjin e basteve që kam kundër qeverisë në gjykatë; ajo që parashikova, u realizua, pasi me ligjin e basteve qeveria nxorri nga tregu operatorët e vegjël; e përqëndroi në disa duar; favorizoi me leje për kazino disa biznese të mëdha dhe lufta e grupeve kriminale për kontrollin e tregut doli jashtë kontrolli

E gjitha kjo vjen në një çast kur po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin McGonigal. Shqiptarët prisnin të dëgjonin qeverinë mbi përfshirjen e kryeministrisë në shpifje kundër PD, morëm ligjin e Lojërave të Fatit, dmth qokën për pakicën.

Prisnim përgjigje për shtresën e mesme, qytetarët, ekonominë e ndërkohë alternativa është përsëri një ligj për pakicën e jo shumicën.

Kjo qeveri ka 0 politika për të mbajtur shtresën e mesme në vend, punon për të mbajtur oligarkët me koncesione.

Kjo qeveri ka 0 politika fiskale për qytetarët sepse është qeveria e pakicës, punon për të miratuar ligje me porosi.

Një qeveri e diskretituar, e pakicës së shqiptarëve që nuk punon për qytetarët por për korrupsionin dhe oligarkët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"