Prapaskenat e transferimit të dështuar te Napoli, pasaporta mori në qafë Rashicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2017 | 20:25

Prapaskenat e transferimit të dështuar te Napoli, pasaporta mori në qafë Rashicën

Milot Rashica është kthyer përsëri në vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane pas paraqitjeve të fundit me Vitesen. Mendohej se klubi që ishte shumë më pranë tij ishte Napoli, i cili e shihte si zëvendësues për Kajehon. Por Xhiuzepe Kanela, një ndërmjetës i njohur i merkatos në Itali, ka shpjeguar se pse futbollisti nuk u bë pjesë e klubit të Serisë A, i cili me sa duket tani nuk e preferon më.

Rashica

“Napoli e vlerësonte shumë Rashicën, tani mendoj se nuk i intereson më pasi janë bërë zgjedhje të tjera. Guintoli (drejtori sportiv i Napolit) më dërgoi dy herë që të flisja me Vitesen, por problemi ishte statusi i ekstrakomunitarit”, tha ai për djaloshin e talentuar i cili aktualisht ka dy pasaporta, atë shqiptare dhe atë kosovare. Sigurisht, asnjë prej tyre nuk i heq statusin e ekstrakomunitarit, ndaj Rashica duket se është i penalizuar për momentin sa i përket kalimit në një klub të madh.

rashica

Megjithatë, Kanela duket i bindur se shumë shpejt Rashica do të ndryshojë skuadër. “Djaloshi ka shumë perspektivë, është i fortë fizikisht dhe ka shumë cilësi. Tani ai ndiqet edhe nga klube të ndryshme europiane”, tregoi ndërmjetësi i merkatos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"