Prapaskenat e trajnerit të ri te Partizani, Milinkoviçit i kanë thënë t’i presë deri sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 12:00

Prapaskenat e trajnerit të ri te Partizani, Milinkoviçit i kanë thënë t’i presë deri sot

Pjesëmarrja e Partizanit në Europë është në dorë të vendimit që do të merret ndaj Skënderbeut. Kjo pritje ka bërë që drejtuesit e kuq të jenë të dyzuar për të vendosur për skuadrën e sezonit të ri. Gjatë kësaj vere është parashikuar që Partizani t’i nënshtrohet një tjetër revolucioni, ku gjithçka nis nga trajneri dhe stafi i ri teknik.

milinkovic

Çështja e “timonierit” të sezonit të ri nuk dihet se kur do të zgjidhet te Partizani, pasi me kalimin e ditëve kandidatët e përfolur po vijë duke u ftohur. Gjithsesi, për momentin më i mundshmi për të marrë drejtimin e ekipit mbetet Mladen Milinkoviç.

“Panorama Sport” ka arritur të zbardhë një prapaskenë me trajnerin serb, ku pjesëtarë të klubit i kanë kërkuar menaxherit të trajnerit që t’i presë deri të premten (sot). Kështu, me gjasa këtë fundjavë mund të jetë ndonjë vendim nga drejtuesit se kush do të jetë trajneri i Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"