Prapaskenat e Shqipëri-Poloni, stafi polak zbulon debatin në tunel dhe akuzon shqiptarët: Nuk na kërkuan asnjëherë falje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 17:27

Prapaskenat e Shqipëri-Poloni, stafi polak zbulon debatin në tunel dhe akuzon shqiptarët: Nuk na kërkuan asnjëherë falje

Jakub Kviatkovski, zëdhënësi për shtyp i polakëve, iu kthye sërish ngjarjes së ndodhur në Tiranë në ndeshjen Shqipëri-Poloni dhe për mediat vendëse ka folur për incidentin dhe çfarë ndodhi në korridorin e dhomave të zhveshjes. Ai ka përmendur se ka debatuar ashpër me një person nga stafi i Shqipërisë dhe gjithashtu kujton se askush nga lojtarët shqiptarë dhe stafi nuk ka kërkuar ndjesë për incidentin.

sdsdssd

INCIDENTI – “Që në fillim të ndeshjes, atmosfera në stadium ishte shumë e nxehtë. Si fillim shqiptarët fërshëllyen himnin kombëtar të Polonisë. Atmosfera negative u përshkallëzua pas golit në të 77-ën, kur shishet dhe objektet e tjera ranë në formë breshëri mbi kokat e polakëve. Nuk ishin një, dy, tri, por dyqind shishe. Edhe pas incidentit, ata kishin një mëri, askush nga stafi shqiptar dhe nga futbollistët nuk na kërkuan ndjesë për atë shëmti”.

PRAPASKENAT – Kviatkovski zbuloi prapaskenat e tunelit në ndeshjen e luajtur në Tiranë kur dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për të bërë një pushim të detyruar. “Ata ishin të mërzitur me qëndrimin tonë ndaj gjyqtarit”. Dikush na bërtiti: ‘Çfarë po bën, çfarë po bën? Pse po largoheni nga fusha? Pse nuk doni të luani? Keni frikë?’ Unë i bërtita: ‘Çfarë po bën? Çfarë bëjnë tifozët tuaj? Gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe urdhëroi të shkonim në dhomën e zhveshjes, kështu që ne zbritëm'”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"