Prapaskenat e rinovimit/ Duro e do në skuadër, Bathën e josh Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 14:29

Prapaskenat e rinovimit/ Duro e do në skuadër, Bathën e josh Flamurtari

Kapiteni i Partizanit, Idriz Batha, ësh të vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të mosrinovimit të kontratës së tij, e cila skadon në fund të sezonit. Mesfushori, një nga më të rëndësishmit në ekip, përfiton rreth katër mijë euro dhe klubi i ka ofruar një kontratë të re me ulje page, gjë e cila nuk është pranuar nga ai.

Batha

Çështja ka mbetur pezull dhe palët kanë lënë që të diskutojnë në fund të sezonit për të parë nëse do të arrihet akordi, por edhe që të ketë reflektim, si nga ana e klubit, ashtu edhe nga lojtari. Por, një situatë të tillë mësohet se po e shfrytëzon edhe klubi i Flamurtarit. Trajneri Duro javë më parë ka zhvilluar një bisedë me mesfushorin dhe i ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër në sezonin e ardhshëm.

Në një kohë që kontrata e Bathës përfundon në fund të kampionatit, ai mund të largohej me parametra zero. Madje, lojtarit i është bërë edhe një ofertë konkrete, ku do t’i jepej 50 për qind më shumë se ajo që përfiton te Partizani.

batha

Një ofertë e tillë dhe duke parë se në kampin e kuq me kontratën e re që i është bërë, 26-vjeçari duket se është tunduar. Gjithsesi, nuk ka pasur një akord paraprak, pasi gjithçka do të varej nga bisedimet me Partizanin edhe për shkak se dëshira e lojtarit është që të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytet për sezonin e ardhshëm.

Kërkesa – Të njëjtat burime bëjnë me dije se, përveç pagës që ofrojnë vlonjatët, e cila shkon deri në 6 mijë euro në muaj, Flamurtari është gati t’i plotësojë futbollistit edhe kërkesën financiare për t’i dhënë një këst prej 25 mijë eurosh në muaj. Një kërkesë të tillë, Batha ia ka kërkuar dhe Partizanit, por në kampin e kuq nuk janë treguar të gatshëm që t’ia plotësojnë, çka ka bërë që zërat për mosfirmosjen e kontratës së re në sezonin e ri futbollistik të shtohen edhe më shumë.

Batha

Por e sigurt është se Batha nuk do të rinovojë kontratën me ulje page dhe zgjidhja për të vazhduar karrierën do të ishte Flamurtari, ku trajnerin Duro e njeh mjaft mirë, pasi ka punuar në të kaluarën me të.

Problemi – Por, shtyrja e bisedimeve mes Bathës dhe Partizanit për në fund të sezonit ka edhe një prapaskenë, që lidhet me Flamurtarin. E ardhmja e trajnerit Duro në krye të vlonjatëve varet nga objektivi që ata kanë për të siguruar një vend në Europë në këtë sezon.

batha vila

Dhe nëse ky objektiv duket larg për t’u arritur nëpërmjet kampionatit, alternativa e vetme është fitorja në Kupën e Shqipërisë, ku Flamurtari ka arritur të fitojë ndeshjen e parë gjysmëfinale me Skënderbeun dhe ka hedhur një hap drejt finales.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"