Prapaskenat e prezantimit të Levandovskit, tifozët e Barçës tallen me Realin: Ke e keni Mbapenë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 14:15

Prapaskenat e prezantimit të Levandovskit, tifozët e Barçës tallen me Realin: Ke e keni Mbapenë?

Mediat spanjolle kanë zbuluar disa prapaskena nga momenti i prezantimit të Robert Levandovskit si lojtar i Barçës javën e kaluar në “Camp Nou”. Në eufori e sipër për sulmuesin polak të ardhur nga Bajerni, tifozët e katalanasve nuk kanë harruar të thumbojnë Realin e Madridit.

MBAPE 1

Ata kanë zgjedhur të hakmerren ndaj rivalëve të tyre duke i kujtuar dështimin me transferimin e Kilië Mbapesë nga Paris SG-ja.

Teksa sulmuesi më i ri bënte prezantimin e tij në tapetin e “Camp Nou”- t, nga shkallët e stadiumit, 57 mijë të pranishmit talleshin me Realin e Madridit, teksa në kor dëgjoheshin thirrjet: “Ku është Mbape; Ku është Mbape?”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"