Prapaskenat e merkatos/ Pse po dështon transferimi i Çekiçit te spanjollët e Sociedadit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 0:00

Prapaskenat e merkatos/ Pse po dështon transferimi i Çekiçit te spanjollët e Sociedadit

Mesfushori Endri Çekiçi mbetet në merkato. Real Sociedadi po shtyn fort për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, të cilit i përfundon në qershor kontrata me Koniasporin.

cekici

Në klubin turk ka mbërritur një ofertë prej 2 milionë eurosh,çka e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit.

Ndërkohë,ende asnjë lëvizje për pogradecarin, edhe pse negociatatvazhdojnë. Sipas mediave turke, Koniaspori nuk kërkon ta lëshojë Endrin për më pak se tre milionë euro, ndërkohë spanjollët kanë bërë të qartë se ajo është oferta e tyre për momentin.

Kështu që mbetet në pritje se ç’do të ndodhë nëditët në vijim, teksa ndryshe me kampionatet kryesore, në Turqi merkatoja do të vazhdojë deri më datën 8 shkurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"