Prapaskenat e merkatos/ Objektivi i kuqezinjve “harroi” Milanin sapo pa ofertën e… PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 17:57

Prapaskenat e merkatos/ Objektivi i kuqezinjve “harroi” Milanin sapo pa ofertën e… PSG-së

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, ish-objektivi i Milanit, Renato Sançes, kishte arritur marrëveshje me Milanin, por kur PSG-ja e kontaktoi me një ofertë të dyfishtë prej 6 milionë eurosh, ai nuk kishte më asnjë dyshim për zgjedhjen e tij.

RENATO SANCEZ

 

Harroi kuqezinjtë dhe vendosi të qëndronte për të luajtur në Francë. Në veçanti, ishte menaxheri Zhorzh Mendesh ai që nisi negociatat mes PSG-në dhe Lilëne, duke vënë në kontakt të dy klubet dhe duke i afruar gradualisht ofertën me kërkesën.

Parisi filloi me një ofertë prej 10 milionësh dhe më pas e bleu portugezin për 13 milionë plus dy milionë të tjerë që do të derdhen në formë bonusesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"